Gjendet i vdekur në banesën e tij në Angli, miliarderi rus, Boris Berezovski, i bërë i famshëm për armiqësitë e tij me pushtetin në Moskë që prej ngritjes në pushtet të Vladimir Putin.
Nuk dihet shkaqet e vdekjes së Berezovksit, 67-vjeçari që i ka mbijetuar një numri të madh tentativash për të vrarë, përfshirë këtu vendosjen e një bombe që i vrau shoferin.
Berezovski u shndërrua në një biznesmen të fuqishëm në Rusi në kohën e presidentit Boris Jelcin. Por me ardhjen në pushtet të Vladimir Putin, ai u shpall në kërkim dhe që nga viti 2000 është vendosur në Londër.
Vitin e kaluar ai humbi përballjen gjyqësore me Roman Abramovic, ish-ortakun e tij në biznes sa i përket aksioneve të gjigantit të naftës ruse, Sibneft.
Top Channel