Liderët qipriotë në Bruksel

23/03/2013 00:00

Presidenti i Qipros, Nikos Anastasiadhes dhe udhëheqësit e partive
politike do të zhvillojnë në Bruksel raundin e fundit të bisedimeve për
të siguruar ndihmën e Bashkimit Europian.

Qipro duhet të krijojë një fond prej 5.8 miliardë eurosh, përpara të henës për tu kualifikuar për ndihmën prej 10 miliardë eurosh. Parlamenti votoi të premten planin për ristrukturimin e bankave, ngritjen e “fondin e solidaritetit kombëtar” dhe vendosjen e kontrolleve mbi kapitalin.

Por ende nuk është votuar për çështja të tjera që konsiderohen të rëndësishme, përfshirë edhe taksën mbi depozitat, e cila eshte rikthyer mbi tryeze. Agjensia e lajmeve Reuters raporton se Parlamenti i Qipros mund te mblidhet vetem pas takimit te ministrave europian të Financave. Banka Qendrore Europian i ka vendosur diten e henen si afat Qipros, ne te kunderten do te nderprese cdo fond per bankat e ketij dhe kjo do te sjelle kolapsin e bankave dhe ndoshta, sic thone disa eksperte- mund ta nxjerre vendin jashte Eurozones.

Brukseli dhe Berlini kane kerkuar qe paratë te nxirren nga sektori  bankar. Bankat kryesore te vendit i kerkuan parlamentit te miratoje taksen mbi depozitat, me perjashtimin e depozituesve te vegjel. Nderkohe, Rusia deklaroi se mund te jape ndihme vetem pasi BE te arrije marreveshjen me Qipron.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA