Kapar financiar për vizat britanike

23/03/2013 00:00

Zëvendëskryeministri britanik, partneri i koalicionit qeveritar Nick
Clegg ka bërë thirrje për vendosjen e një kapari financiar për të
garantuar që ata që marrin viza britanike të mos e shkelin atë dhe të
rikthehen në vendin e tyre pas mbarimit të saj.

Garancia financiare e cila do te duhet te paguhet ne para te thate, do t’i jepet serish marresit te vizes ne momentin qe ai largohet nga Britania e Madhe pas mbarimit te vizes se qendrimit.

Mendohet se ky kapar do te jete nje shume katershifrore. Kjo mase do te aplikohet per ata aplikanet qe vijne nga vendet jashte Bashkimit Evropian dhe qe konsiderohen si me rrezikshmeri te larte.

Personat qe shkelin vizat mbesin problemi me i madh per autoritet britanike te emigracionit. Per kete qellim, z.Clegg kerkoi fillimin e nje programi pilot per garancite financiare per marrjen e vizave  britanike i ngjashem me sistemin australian te vizave familjare.

Nderkohe zevendeskryeministri britanik hoqi dore nga premtimi elektoral i parties se tij Liberaldemokrate per nje amnisti per te te gjithe ata te huaj dhe emigrante ilegal qe kishin mbi dhjete vjet qendrimi ne Britani. Kohet e fundit vihet re nje ashpersim i retorikes per ceshtjet e emigracionit, e cila mbetet nje karte e forte elektorale. Ne fillim te muajit, udheheqesi i opozites laburiste Ed Milliband  e pranoi publikisht se partia e tij kishte deshtuar me politiken e saj te emigracionit kur ishte ne pushtet. Ai tha se laburiste kishin gabuar kur kishin relaksuar kontrollet e kufirit, nje levizje qe mundesoi ardhjen e qindra mijera te huajve ne Britani.

Se fundmi, vihet re nje shtim i shqiptareve te ardhur ne Britani qe mberrijne ilegalisht ku nje pjese e madhe e te cileve qendrojne ne te zeze. Ata jane kyesisht nga Shqiperia dhe nje pjese e madhe kane jetuar me pare ne vendet e prekura me shume nga kriza ne Eurozone.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA