Gjithçka e lehtë për Anglinë, e cila shpartallon San Marinon 8-0, por mbetet sërish në vend të dytë në grup, ku vazhdon të udhëheqë Mali i Zi, pas fitores 1-0 në Moldavi me gol të Vucinic.
Një barazim i papritur ai i Spanjës, pikërisht në shtëpi, kundër Finlandës, 1-1, gjë që e ka zbritur në vendin e dytë në grup, pas Francës që fitoi 3-1 kundër Gjeorgjisë.
Pesë fitore në po kaq ndeshje për Holandën, që fiton pastër 3-0 me Estoninë, ndërsa Irlanda e Trapatonit barazon 0-0 me Suedinë e Ibrahimovic.
Gjermania fiton me Kazakistanin në transfertë, 3-0, duke vazhduar kryesimin e grupit C, aty ku gjenden edhe Suedia dhe Irlanda. Ndeshje me shumë emocione ishte ajo në Izrael, e cila përfundoi 3-3.
Portugalia gjen menjëherë golin e avantazhit me Bruno Alvesh (2’), përpara se të merrnin goditjet e njëpasnjëshme të kundërshtarit, apo të të zotëve të shtëpisë. Hemed, Ben Basat dhe Gershon përmbysin gjithçka, nga minuta 24 në të 70-n.
Kur u duk se Cristiano Ronaldo me shokë do të pësonin një disfatë, vjen edhe barazimi në minutat shtesë me Coentrao-n (92’), pas golit të shënuar nga Postiga më herët.
Izraeli dhe Portugalia mbeten në kuotë të barabartë pikësh në grupin F, me nga 8 secila. Rusia e Fabio Capello-s, në kuotën e 12 pikëve, mund të arratiset të shtunën, kur do të impenjohet në transfertën e Irlandës së Veriut.
Në grupin B, atë të Italisë, Bullgaria fiton me goleadë ndaj Maltës, 6-0, teksa “axurrët” do të zbresin sërish në fushë të martën, pas miqësores së zhvilluar me Brazilin.
GRUPI A
Kroaci – Serbi 2-0
Shënues: 23’ Mandzukic (K), 37’ Olic (K)
Maqedoni – Belgjikë 0-2
Shënues: 26’ De Bruyne (B), 63’ pen. Hazard (B)
Skoci – Uells 1-2
Shënues: 46’ Hanley (S), 72’ pen. Ramsey (U), 74’ Robson-Kanu H (U)
GRUPI B
Bullgari – Maltë 6-0
Shënues: 6’, 38’, 68’ Tonev (B), 47’ Popov (B), 55’ Gargorov (B), 78’ Ivanov (B)
Republika Çeke – Danimarkë 0-3
Shënues: 57’ Cornelius (D), 67’ Kjaer (D), 82’ Zimling (D)
GRUPI C
Kazakistan – Gjermani 0-3
Shënues: 20’ Schëeinsteiger (G), 22’ Gotze (G), 74’ Muller (G)
Austri – Ishujt Faroe 6-0
Shënues: 8’, 20’ Hosiner (A), 28’ Ivanschitz (A), 77’ Junuzovic (A), 78’ Alaba (A), 82’ Garics (A)
Svezia – Irlanda 0-0
GRUPI D
Andorra – Turqi 0-2
Shënues: 30’ Inan S. (T), 46’ B.Yilmaz (T)
Holandë – Estoni 3-0
Shënues: 47’ Van der Vaart (H), 72’ Van Persie (H), 84’ Schaken (H)
Hungari – Rumani 2-2
Shënues: 16’ Vanczak (H), 68’ pen. Mutu (R), 71’ pen. Dzsudzsak (H), 90’ Chipciu (R)
GRUPI E
Slloveni – Islandë 1-2
Shënues: 34’ Novakovic (S), 55’, 78’ Sigurdsson (I)
Norvegji – Shqipëri 0-1
Shënues: 67’ Salihi (Sh)
GRUPI F
Izrael – Portugali 3-3
Shënues: 2’ Bruno Alves (P), 24’ Hemed (I), 40’ Ben Basat (I), 70’ Gershon (I), 72’ Postiga (P), 92’ Coentrao (P)
Luksemburg – Azerbajxhan 0-0
Irlanda Veriut – Rusi të shtunën (ora 15)
GRUPI G
Lihtenshtejn – Letoni 1-1
Shënues: 20’ Polverino (Li), 30’ Cauna (Le)
Sllovaki – Lituani 1-1
Shënues: 19’ Sernas (L), 40’ Jakubko (S)
Bosnjë – Greqi 3-1
Shënues: 29’ e 53’ Dzeko (B), 36’ Ibisevic (B), 92’ Gekas (G)
GRUPI H
Moldavi – Mali i Zi 0-1
Shënues: 78’ Vucinic (Ma)
Poloni – Ukrainë 1-3
Shënues: 2’ Yarmolenko (U), 7’ Gusev (U), 18’ Piszczek (P), 45’ Zozulya (U)
San Marino – Angli 0-8
Shënues: 12’ aut. Della Valle (S), 29’ Oxlade-Chamberlain (A), 35’ e 77’ Defoe (A), 39’ Young (A), 42 Lampard (A), 54’ Rooney (A), 70’ Sturridge (A)
GRUPI I
Spanjë – Finlandë 1-1
Shënues: 49’ Ramos (S), 79’ Pukki (F)
Francë – Gjeorgji 3-1
Shënues: 45’ Giroud (F), 47’ Valbuena (F), 61’ Ribery (F), 71’ Kobakhidze (G)
Top Channel