Xi zgjedh Rusinë, ndalesa e parë e turit të tij

22/03/2013 03:50

Xi Jinping do t’i drejtohet Rusisë në ndalesën e parë të udhëtimit të tij jashtë vendit, si president i Kinës. Ai pritet të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, të cilët do të diskutojnë rreth marrëveshjeve mbi energjinë dhe investimet.

Duke folur përpara vizitës së tij, Xi tha se dy vendet ishin “partnerët stratëgjik më të rëndësishëm”, të cilët flasin “një gjuhë të ngjashme”.

Ai do të vizitojë gjithashtu Tanzaninë, Afrikën e Jugut dhe Republikën e Kongos, gjatë turit të tij, i cili do të zgjasë deri në 30 mars. Në Afrikën e Jugut, ai do të marrë pjesë në samitin ekonomik mes Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut, më 26-27 mars, vende këto që janë me rritje të konsiderueshme zhvillimi ekonomik.

Zgjedhja e Moskës, si destinacioni i parë për presidentin Xi, shihet so diçka simbolike dhe një lëvizje e Kinës për t’iu kundërvënë ndikimit të Shteteve të Bashkuara në Azi, sipas korrespondentëve.

Tregtia bilaterale ka kapur kulmin, duke arritur një rekord prej 88 miliardë dollarë vitin e kaluar.

Në një konferencë për shtyp, Xi e cilësoi Rusinë si “fqinjin miqësor” të Kinës, duke thënë se fakti, që po e viziton këtë vend kaq shpejt, pasi mori detyrën e presidentit, ishte “dëshmi e rëndësisë së madhe që Kina i jep marrëdhënieve me Rusinë”.

“Marrëdhëniet Kinë-Rusi kanë hyrë në një fazë të re, në të cilën të dy vendet do të ofrojnë mundësi më të mëdha zhvillimi kundrejt njëri-tjetrit”, tha ai. Kina është gjithashtu edhe partneri më i madh tregtar i Afrikës, duke kaluar Shtetet e Bashkuara dhe parterët tradicionalë europianë.

“Bashkëpunimi Kinë-Afrikë është gjithëpërfshirës”, tha Xi. “Ai ka kontribuuar në qëndrueshmërinë ndërkombëtare të Afrikës”.

Xi Jinping u konfirmua si president i Kinës javën e kaluar, duke i dhënë fund procesit të gjatë të tranzicionit të pushtetit, që e emëroi atë edhe në krye të Partisë Komuniste, në nëtor 2012.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA