Tajlandë, zjarri u merr jetën 30 refugjatëve

22/03/2013 21:40

Rreth 30 persona kanë humbur jetën në një zjarr që ra në një kamp refugjatësh nga Birmania në veri të Tajlandës.

Sipas autoriteteve lokale, një numer i madh personash të tjerë kanë marrë plagë të rënda nga flakët.

Dyshohet se zjarri ka rënë nga një gabim gjatë gatimit të ushqimit, por gjithësesi hetimet janë në zhvillim e sipër. Flakët u shuan vetëm dy orë më vonë.

Mbi 3 mijë refugjatë nga Birmania, shumica e të cilëve nga minoriteti Karen, jetojnë në kampin në fjalë. Shumë prej tyre janë strehuar në tenda.

“Shumica e viktimave janë gra, të moshuar dhe fëmijë. Rreth 200 të tjerë janë të plagosur”, ka deklaruar një zyrtar i cituar nga agjencia e lajmeve “AFP”.

Vlerësohet se rreth 130 mijë refugjatë birmanë kanë lënë vendin për t’i shpëtuar konfliktit luftarak dhe janë strehuar në kampe të ngritura në veri të Tajlandës.

Top Channel