Siri, shpërthim në xhami, 42 të vdekur

22/03/2013 02:00

Një nga mbështetësit më të shquar sunit të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, është vrarë në një shpërthim të ndodhur në një xhami të kryeqytetit Damask.

Të paktën 41 persona të tjerë janë vrarë së bashku me sheikun Mohammed al-Buti, në xhaminë Iman, bëri të ditur agjencia e lajmëve Sana, duke e konsideruar këtë një shpërthim “terrorist”.

Televizioni shtetëror shfaqi pamje të trupave të vdekur dhe njerëzve të plagosur në vendngjarje. Ushtria e Lirë siriane, grupi “mbrojtës” i forcave rebele, njoftoi se nuk ishte përgjegjëse për këtë sulm.

Media shtetërore tha se shpërthimi, në distriktin Mazraa të kryeqytetit, u shkaktua nga një kamikaz me bombë, i cili u fut në brendësi të xhamisë.

Buti, 84 vjeç, u vra teksa ishte duke dhënë mësime fetare në xhami, njofton televizioni. Edhe nipi i tij raportohet të ketë vdekur.

“Papritur dëgjuam shpërthimin. Vrapuam brenda xhamisë dhe gjetëm disa trupa të copëtuar”, tha një dëshmitar.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, një forcë pro-opozitare, bëri të ditur më herët se 15 civilë ishin vrarë dhe duzina të tjerë ishin plagosur.

Aktivistët opozitarë të Komitetit Lokal për Koordinim (LCC) e çoi fillimisht numrin e të vdekurve në 20, duke shtuar se zona ishte “nën kontrollin e plotë të forcave të regjimit” në kohën e duhur.

Një zëdhënës i Ushtrisë së Lirë siriane tha se “nuk janë përgjegjës për këtë operacion”.

“Ne nuk i praktikojmë këto lloj sulmesh vetëvrasëse, madje nuk kemi për objektiv xhamitë”, tha Loay Maqdad për televizionin Al Arabiya.

Buti ishte një musliman sunit, sekti mazhoritar në Siri, i cili ka udhëhequr protestat ndaj Alaëite Assad, por ka qenë një mbështetës i madh i presidentit Bashar. Ai predikonte rregullisht në televizionin sirian, duke nxitur popullin të mbështeste ushtrinë kundër rebelëve.

Top Channel