Shqiptari hipën në kupolën e Shën Pjetrit

22/03/2013 00:00

Një 49-vjeçar shqiptar u bë të premten protagonist i lajmeve të mëngjesit në mediat italiane, pasi u ngjit në Kupolën e Shën Pjetrit, në Vatikan, me qëllimin për t’u vetëvrarë.

Shkak i këtij veprimi ishte dekreti i dëbimit nga Italia, sepse ai ishte emigrant i paligjshëm. Gjithashtu, personi kishte probleme familjare dhe disa preçedentë për keqtrajtim në familje dhe sekuestrim personi.

Në vendngjarje mbërriti menjëherë xhandarmëria dhe inspektoriati i Vatikanit. Më pas shqiptari u bind që të zbriste dhe iu dorëzua policisë italiane.

Nuk është hera e parë që ndodh një ngjarje e tillë. Tetorin e kaluar, një biznesmen italian nga Trieste u ngjit në kupolën e Vatikanit për të protestuar kundër politikës ekonomike të qeverisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA