Parlamenti i Qipros miratoi “fondin kombëtar të solidaritetit” për të lehtësuar krizën e bankave, e cila goditi besimin në të gjithë eurozonën.
Këto janë ligjet e para të miratuara për të siguruar fondin prej 5.8 miliardë eurosh, çka do t’i hapë rrugën edhe ndihmës ndërkombëtare prej 10 miliardë eurosh.
Deputetët ende nuk kanë vendosur për të mbështetur taksën mbi depozitat e mëdha. Agjencia e lajmeve “Reuters” raporton se fondi do të lejojë grumbullimin e aseteve shtetërore për raste të emergjencës.
Përpara votimit, Bashkimi Europian, Gjermania dhe bankat kryesore në Qipro i kërkuan deputetëve të miratojnë shpejt reformat. Banka Qëndrore Europiane caktoi të hënën, si afatin e fundit, për gjetjen e një zgjidhjeje, ose nuk do të ndalojë transferimin e parave te bankat që kanë nevojë.
Duke mos e parashikuar dot fundin e kësaj krize, bizneset në Qipro kanë kërkuar të bëhen pagesa me para në dorë dhe jo me karta apo çeqe. Të premten pati protesta jashtë parlamentit të Qipros.
Top Channel