Mister i ri në ‘Trekëndëshin e Bermudës’, shkencëtarët zbulojnë një anomali që nuk ngjan me asgjë tjetër në Tokë
Papa Françesk, një javë pas zgjedhjes së tij në krye të Selisë së
Shenjte deklaroi para ambasadorëve se është shumë e
rëndësishme që të intensifikohet dialogu me besime të tjera fetare.
“Mendoj, sidomos, që dialogu me Islamin është i rëndësishëm dhe kam vlerësuar praninë e përfaqësuesve të botës islamike në meshën e fillimit të detyrës time”, thotë Papa.
Sipas Françeskut, është e rëndësishme edhe rritja e dialogut me jo besimtarët.”Eshtë i rëndësishëm dialogu mes qytetërimeve të ndryshme me një objektiv të qartë, paqen. E mira e çdo njeriu mbi këtë tokë është që të jetë në zemër të të gjitha vendeve. Ndaj shpresoj që ky është rasti për të hedhur hapat e duhur që të vendosim rrugët diplomatike me ato pak vende që ende nuk kanë një marrëdhënie me Selinë e Shenjtë, por që theksoj krerët e këtyre vendeve ishin të pranishëm në meshë, ose kishin dërguar përfaqësuesit e tyre”, tha Papa.
Ati i Shenjtë më pas i kujtoi ambasadorëve: “Siç e dini, familja ime ka origjinë italiane dhe kështu në shpirtin tim është gjithnjë i gjallë dialogu mes vendeve dhe kulturave të ndryshme”.
Top Channel