Obama vizitë në Izrael

22/03/2013 00:00

Barak Obama përsëriti edhe një here sa e nevojshme është të luftohet
fanatizmi dhe urrejtja në të gjitha format e saj dhe anti-semitizmi mbi
çdo gjë tjetër. Komentet e tij presidenti amerikan i bëri gjatë një
vizite në memorialin e Holokaustit në Izrael, Yad Vashem.

Obama, i shoqeruar nga presidenti izraelit Shimon Peres dhe kryeministri Benjamin Netaniahu, foli pasi kishte pare murin e nderit, ku jane shenuar emrat e mijera viktimave te holokaustit.

Obama dhe Netaniahu pritet te zhvillojne edhe nje takim tjeter mes tyre perpara se presidenti amerikan te niset per ne Jordani. Me shume gjase, dy lideret do te diskutojne fjalimin e Obames ne Jeruzalem, ku shefi i Shtepise se Bardhe theksoi se paqja me palestinezet ishte e vetmja rruge drejt sigurise se vertete. Palestinezët meritojnë një shtet të pavarur, u tha Obama izraeliteve nje dite me pare dhe e ardhmja e shtetit hebre varet nga ndertimi i nje paqeje.

I ndërprerë hera herës nga duartrokitjet dhe një moment nga një protestues, fjalimi kishte si qëllim të nxiste bresin e ri të izraelitëve ta shikojnë edhe me syte e palestinezeve të ardhmen e tyre në nje rajon gjithmone e më pak te stabilizuar.  

Obama sugjeroi se e ardhmja duhet të përfshijë marrjen parasysh të rreziqeve për arritjen e një paqeje të qendrueshme me një shtet të pavarur dhe të mirëorganizuar palestinez krahas një Izraeli të sigurt. Më herët në Bregun e pushtuar Perëndimor, presidenti amerikan ishte takuar me udheheqesin e autoriteti palestinez Presidentin Mahmoud Abbas. Ne Ramallah, ai u bëri thirrje palestinezëve dhe izraelitëve të mos ngrijnë në “pozicionet e vjetra”, duke bllokuar kështu negociatat e paqes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA