Obama në Jordani, ndihmë për refugjatët sirianë

22/03/2013 00:00

Presidenti amerikan, Barack Obama premtoi një paketë ndihme prej 200 milion dollarësh, nëse do të mbështetej nga Kongresi, për Jordaninë që kjo e fundit të përballojë krizën e të zhvendosurve të luftës civile në Siri.

Deklarata e Obamas u bë pas takimit që kreu i Shtëpisë së Bardhe zhvilloi me Mbretin Abdullah të Jordanisë në Aman. Rreth 450 mijë sirianë janë strehuar në Jordani që pas nisjes së konfliktit të armatosur në vendin e tyre, në vitin 2011.

Obama tha se do t’i kërkonte Kongresit të miratonte një fonde shtesë për të ndihmuar refugjatët sirianë. Ai tha se shuma do të ndihmonte në sigurimin mjeteve bazë për jetesë në kampet e refugjatëve përgjatë kufirit Jordani-Siri.

Sipas OKB-së, numri i sirianëve që kanë braktisur vendin e tyre ka tejkaluar 1 milion, ndërkohë që mbi 2 milion të tjerë janë të zhvendosur brenda Sirisë. Pjesa më e madhe e atyre që kanë lënë Sirinë janë strehuar në Liban, Turqi, Jordani, Irak dhe Egjipt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA