Ndeshja Kroaci-Serbi, histori e dhunshme

22/03/2013 01:15

Forca të mëdha sigurie kanë pritur ekipin e kombëtares serbe të futbollit.

Një ndeshje për kualifikueset e Botërorit të ardhshëm, që do të jetë test jo vetëm sportiv dhe i karakterizuar me mjaft tensione. Ndeshja do të ndiqet nga 45 mijë tifozë në stadium, pa tifozët serbë.

Por, historia nuk ka filluar këtu. Ishte viti 1991 dhe incidentet e para kishin filluar në shpërbërjen e Jugosllavisë.

Fillimi i luftës, por liga e Jugosllavisë në futboll vazhdonte. Një ligë, që në vetvete kishte tituj të kampionëve të Europës, golashënuesve më të mirë në Europë dhe një cilësi më të lartë.

Hajduku i Splitit dhe Crvena Zvezda e Beogradit ndesheshin, në të dy ekipet sulmuesit kryesorë ishin Igor Stimac dhe Sinisa Mihajlovic, që njiheshin si miq të mirë.

Por, ndeshja eskaloi disa herë në dhunë dhe në ngritjen e parullave nacionaliste, për herë të parë. Është konsideruar si një nga momentet fillestare të rrënimit të ish-Jugosllavisë. Stimac thuhej se i kishte thënë Mihajlovic-it, që shpresonte t’ia vrisnin familjen, që jetonte në Kroaci. Njëzet vjet armiqësi dhe më pas kishte ndodhur një takim.

Mihajlovic, i bërë i famshëm si futbollist te Lazio dhe më pas tek Inter e klube të tjera, dhe Stimac, kryesisht në klubet spanjolle, tani janë dy përzgjedhësit e kombëtareve që do të takohen në stadiumin Maksimir. Për herë të parë takohen edhe trajnerët, edhe klubet, pas shumë kohësh.

Përzgjedhësi serb ka thënë se do të mundohet të arrijë fitore, kurse ai kroat që nuk dëshiron gjakderdhje dhe do të ishte mëkat, nëse tifozët janë kundër Serbisë dhe jo pro Kroacisë. Megjithatë kjo duket e pamundur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA