Marinsat italianë kthehen në Indi

22/03/2013 15:40

Dy marinsat italianë, të akuzuar për vrasjen e dy peshkatarëve indianë, janë rikthyer në Delhi për t’u përballur me gjyqin, duke lehtësuar kështu tensionet diplomatike Itali-Indi.

Massimiliano Latorre dhe Salvatore Girone mbërritën në vendin aziatik me një avion ushtarak italian, të shoqëruar nga zëvendësministri i Jashtëm, Staffan de Mistura.

Autoritetet indiane i kishin lejuar ata të ktheheshin në Itali për të votuar në zgjedhjet e muajit të kaluar. Kur ata nuk u kthyen, Gjykata Supreme e Indisë vendosi që ambasadorit italian t’i ndalohej largimi nga vendi.

Qeveria italiane tha se kishte marrë garanci për trajtimin e dy italianëve dhe respektimin e të drejtave të tyre gjatë qëndrimit në qendrat e burgimit.

Lajmi për kthimin e tyre ka ulur tensionet diplomatike mes dy vendeve. “Ne kemi marrëdhënie të rëndësishme me Italinë”, deklaroi ministri i Jashtëm Salman Khurshid.

Ai tha se, fakti që incidenti nuk devijoi marrëdhëniet dypalëshe dhe që gjërat u kthyen në vendin e duhur është diçka pozitive.

Megjithatë, nga ana tjetër ai nënvizoi se kërkesat e Romës zyrtare për takime në nivel ekspertësh për të diskutuar juridiksionin e çështjes apo dërgimin e saj në arbitrash janë të papranueshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA