NDERSHMËRIA SHPËRBLEHET! Jeta e një të pastrehu në Kansas Siti të SHBA-së ndryshoi plotësisht kur vendosi t’i kthejë unazën e fejesës me vlerë mbi 170 mijë dollarë një zonje e cila duke i falur para’ kishte lënë pa dashje dhe objektin e çmuar në gotën e endecakut.
Billi Rei Herris ia ktheu unazën zonjës të nesërmen, kur ajo po kalonte sërish pranë tij. Që pas këtij momenti, në internet filloi një fushatë për mbledhjen e ndihmave për të pastrehun dhe deri tani janë mbledhur më tepër se 142 000 dollarë nga dhurues nga e gjithë bota.
Me sa duket fëmijët shqiptarë po tregohen gjithnjë e më të kujdesshëm për dhëmbët e tyre. Sipas një studimi të Autoritetit Shendetësor Raojnal në Tiranë, me fëmijët 5-12 vjeç, vihet re një rënie e numrit të dhëmbëve të prishur tek ta. Përmirësimi më i madh është tek fëmijët 6 vjeç, ku rreth 80% e tyre nuk paraqesin probleme dentare.
Edhe një flamur shqiptar shoqëron parakalimin e Papa Françeskut të Parë në sheshin Shën Pjetër. Në ditën e inagurimit të tij, Ati i Shenjtë përshëndeti të pranishmit në sheshin kryesor të Vatikanit, ku mes shumë njerëzve të mbledhur aty dikush valviste flamurin kuq e zi.
Për të tretin vit me radhë kuzhinieri më i mirë në Greqi është një shqiptar. Kapelja e Artë 2013 është Ranato Mekolli, i cili prej vitesh jeton dhe punon në Athinë. 31-vjeçari nga Fieri emigroi drejt shtetit helen dhe teksa punonte si pjatalarës në një restorant, u pikas nga një gastronom francez duke i shërbyer si shtysë për të vijuar në artin e gatimit.
Top Channel