Në Prishtinë është protestuar sërish me moton “kundër hajnisë së Koorporatës Energjetike të Kosovës”.

Qytetarë me pankarta në duar kanë marshuar nga ndërtesa e KEK-ut, deri para objektit të qeverisë, duke kërkuar kompensim për faturat e muajit të cilat kishin pasur mbingarkesë.

Po ashtu, gjatë kësaj proteste u kërkua që përgjegjësit e kësaj situate të përballen me ligjin. Organizatorët kanë paralajmëruar se do të organizojnë sërish manifestime deri në plotësimin e kërkesave.

Gjatë protestës u tha gjithashtu se qeveria po kontrollon gjithçka dhe se po shkel edhe Kuvendin si institucionin më të lartë të shtetit. Në këtë tubim, sipas Policisë së Kosovës, ishin rreth 500 protestues.

Po ashtu, kësaj proteste iu bashkuan disa organizata joqeveritare, sindikata, si dhe aktorja Arta Dobroshi.

Top Channel