Premier League, nderon Eden Hazard, belgu hyn në ‘Hall of Fame’
Deklaratave dhe pretendimeve të kapitenit të Maqedonisë Goran Pandev për manipulim të votës së tij për trajnerin më të mirë të vitit 2012, FIFA iu kundërpërgjigj me publikimin e fletëvotimit të tij.
Pandev deklaroi se kishte votuar për Jose Mourinho-n, ndërkohë që pas publikimit vota shkoi për Vicente Del Bosque, i cili mori edhe titullin e trajnerit më të mirë të 2012-ës.
FIFA publikoi fletëvotimin e federatës maqedonase të futbollit ku shihet qartë vota e Goran Pandev për trajnerin më të mirë. I pari i përzgjedhur prej tij është pikërisht Del Bosque, ndërsa Mourinho nuk figuron askund, sepse i dyti është tekniku i Manchester City, Roberto Mancini dhe i treti Jurgen Klopp i Borusias së Dortmundit.
Fletëvotimi është firmosur në fund nga trajneri i kombëtares maqedonase, Cedomir Janevski dhe vetë Goran Pandev.
FIFA u vendos në qendër të kritikave pas zërave për manipulim të votimeve për ndarjen e cmimeve për vitin 2012. I pari që hodhi dyshimet ishte pikërisht trajneri i Realit të Madridit, Jose Mourinho. Portugezi bojkotoi ceremoninë duke e cilësuar atë false pasi cmimet ishte paracaktuar.
Top Channel