Mark Webber me Red Bull arrin të sigurojë vendin e parë, në provat e para të lira për Çmimin e Madh të Malajzisë, në Sepang, duke vendosur kohën 1:36.935.
Ndjek nga pas Kimi Raikkonen me Lotus, me vetëm 68 të mijtat më shumë (+0.068) dhe në vend të tretë shoku i tij i skuadrës, Vettel, me +0.169, i cili nuk e përdori fare sistemin DRS.
Alonso me Ferrari u rendit i katërti me +0.384, përpara Rosberg me Mercedes (+0.653), Sutil me Force India dhe Massa me Ferrari (+0.836).
Hamilton i Mercedesit e mbylli në vendin e 8-të, duke hasur vështirësi me përdorimin e gomave, ndërsa Button me McLaren zuri vetëm vendin e 11-të.
Provat zyrtare për Çmimin e Madh të Malajzisë do të transmetohen drejtpërdrejtë në Top Channel, ditën e shtunë, ora 09:00, ndërsa gara të dielën, në po të njëjtën orë.
Top Channel