E panjohur vendndodhja e fëmijëve të Gaddafit

22/03/2013 08:50

Tre fëmijë të kolonelit Muammar Gaddafi dhe e veja e tij janë larguar nga Algjeria, deklaroi të premten ambasadori libian në vend.

Aisha dhe Hannibal Gaddafi janë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga “Interpoli”, me kërkesë të autoriteteve libiane.

Të larguar figurojnë edhe djali tjetër Mohamed si dhe nëna e tij, ndonëse mbi ta nuk rëndojnë akuza.

Në një deklaratë, ambasadori Abdel-Hamid Bouzaher informoi se “familja është larguar kohë më parë”, pa dhënë shpjegime të metejshme.

Katër familjarët e kolonelit të vrarë gjatë luftës civile në Libi pas 42 vitesh në pushtet kërkuan strehim në Algjeri gjatë krizës së 2011-s.

Aktualisht, nuk ka asnjë të dhënë mbi vendndodhjen e tyre të mundshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA