Skoci, pavarësia vendoset në shtator 2014

21/03/2013 00:00

Skocezët do të votojnë më 18 shtator të vitit të ardhshëm në referendumin për të përcaktuar nëse Skocia duhet të qendrojë në kornizat e Britanisë së Madhe apo duhet të dalë shtet i pavarur.

Data e shumëpritur, historike dhe vendimtare për të ardhmen e Skocisë, u njoftua nga vetë kryeministri Skocez, Alex Salmond ditën e enjte.

Votuesve do t’u ofrohet pyetja e thjeshtë: A duhet të bëhet Skocia një shtet i pavarur? Përgjigjja duhet të jetë e qartë dhe alternativat janë vetëm dy, Po ose Jo.

Në votim, klasa politike nacionaliste, vecanërisht kryeministri Salmondm, synojn të thërrasin të gjithë personat mbi 16 vjeç. Kjo lëvizje është kritikuar nga mbështetësit e qendrimit brenda kornizave të Britanisë së Madhe, si përpjekje për të shfrytëzuar të rinjtë nacionalistë “që nuk kuptojnë efektin e votës së tyre”.

“Besoj se më 18 shtator të 2014, skocezët do të votojnë po për të ndërtuar një vend më të mirë se ky që kemi tani, të cilin mund t’ia trashëgojmë me krenari brezave të ardhshëm”, deklaroi kryeministri skocez, Salmond.

Salmond mbron shkëputjen duke shfrytëzuar edhe krizën ekonomike që ka prekur Britaninë e Madhe. Për sa kohë s’jemi të pavarur, thotë ai, s’mund t’i ndalojmë ata (Londrën) që të na vendosin taksa rënduese ndaj nesh.

“Cdo ditë që kalon zgjedhja bëhet gjithmonë e më e thjeshtë, ose të jemi të pavarur e të shfrytëzojmë talentin dhe burimet e vendit tonë për mirëqënie, ose të vazhdojmë të jemi në sistemin e Westminster-it, që thjesht s’po funksionon për Skocinë”, shtoi Salmond.

Sondazhet e para flasin për një fitore të lehtë të përgjigjes pozitive të pavarësisë, ndërkohë që Londra pas dhënies “Ok” për mbajtjen e referendumit, bëri thirrje për të mos e miratuar atë dhe që në votim skocezët të shohin anën tjetër të medaljes në rast shkeputje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA