Siri, hetime për përdorimin e armëve kimike

21/03/2013 16:10

Qeveria e Sirisë dhe kryengritësit kërkuan për një hetim ndërkombëtar mbi sulme ku dyshohet se janë përdorur armët kimike, ndërsa secila palë akuzon palën tjetër për përdorimin e këtyre mjeteve të shkatërrimit në masë.

Një i dërguar i Damaskut zyrtar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara i kërkoi zyrtarisht të enjten Sekretariatit të Përgjithshëm që të ngrejë një komision, për të hetuar sulmin e së martës.

Nga ana e tyre, kryengritësit kërkuan gjithashtu ngritjen e një komisioni të plotë ndërkombëtar.

Në një reagim gjatë turit të vizitave të tij në Izrael dhe Palestinë, Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, pranoi se ishte “shumë skeptik”, mbi mundësinë që rebelët të kenë përdorur armë kimike.

Ai përsëriti se Uashingtoni është i vendosur që të respektojë paralajmërimin e tij, se përdorimi i armëve të shkatërrimit në masë do të përbënte linjën e kuqe, përtej të cilës SHBA-të do të angazhoheshin drejtëpërdrejtë në Siri.

Më parë gjatë se enjtes, ambasadori amerikan, Robert Ford, deklaroi se nuk ka prova që të mbështesin pretendimet se 20 persona u vranë në Khal al-Assal, nga një sulm me gaz vdekjeprurës.

Të dhënat mbi këtë sulm, për të cilën të dyja palët ndërluftuese në Siri akuzojnë njëra-tjetrën, janë ende të paqarta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA