Shtyhet për 3 prill prezantimi i ofertave të kompanive të përfshira për blerjen e 75 % të aksioneve të Postës dhe Telekomit të Kosovës. Kjo për arsye teknike të pasqaruara nga ana e Komisionit Qeveritar për Privatizime.

Burimet jo zyrtare thonë se pavarësisht se janë parakualifikuar katër kompani deri në orën 14:00 të ditës së enjte, kur parashikohej prezantimi i ofertave ka pasur vetëm një ofertues.

Në një komunikatë të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik thuhet se “kjo shtyrje e afatit vjen si rezultat i pengesave teknike me të cilat janë ballafaquar kompanitë e parakualifikuara në këtë proces, përkundër faktit që çdo gjë ka qenë e gatshme që procesi të zhvillohet konform dokumenteve tenderuese”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Gëzim Baxhaku tha se janë pajtuar që të mos japin më shumë informacione për shtyrjen e afatit të paraqitjes së ofertave.

Në komunikatë thuhet: “duke pasur parasysh rëndësinë e madhe, kompleksitetin e projektit të privatizimit të kësaj ndërmarrje të rëndësishme publike, Komisioni Qeveritar i Privatizimit bazuar në këshillat e këshilltarëve të transaksionit konsideron se shtyrja 2-javore e procesit është në të mirë të rritjes së konkurrencës dhe realizimit të suksesshëm të këtij projekti”.

Shitja e PTK-së kundërshtohet nga punëtorët e saj, ndërsa nga ky transaksion varet projekti infrastrukturor autostrada Prishtinë-Shkup.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta