Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbështetur që në fillim procesin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga BE. Nga Brukseli, zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Filip Riker, u shpreh optimist për mundësitë e arritjes së një marrëveshjeje mes palëve për çështjen e veriut të Kosovës

“Ne besojmë se është e mundur të gjenden këto zgjidhje. Unë munda të shoh sërish kryeministrin Daçiç dhe kam takuar edhe kryeministrin Thaçi. Sapo pata rastin të takoj komisionerin Fule dhe do të takohem edhe me zyrtarë të tjerë europianë. E përsëris se roli i SHBA-ve është të mbështesë këtë proces dhe të mbështesë Serbinë dhe Kosovën. Udhëheqësit po bëjnë atë që duhet duke marrë pjesë në këtë proces dhe ky është roli i tyre: që të jenë konstruktivë, të gjejnë zgjidhje duke u përqëndruar tek e ardhmja europiane dhe jo mbi të kaluarën. Kjo mendoj është në interesin më të mirë të qytetarëve në të dyja vendet dhe ne jemi shumë të kënaqur që e mbështesim këtë përpjekje”, tha zoti Riker.

Top Channel