Reagimet palestineze për vizitën e Obamës në Izrael

21/03/2013 00:00

Kur Barak Obama u zgjodh president i Shteteve të Bashkuara, mjaft
palestinezë shpresuan se ai do të arrinte të ndryshonte politikat e
Amerikës e t’i largohej mbështetjes së paluhatur dhjetëra vjeçare për
Izraelin.

Por pas takimit te Shefit te Shtepise se Bardhe me Kryeministrin izraelit Netaniahu ne Jeruzalem, qendrimet e tyre jane te ndryshme. Zedhenesi i Hamasit Sami Abu Zuhri, thote se Shtetet e Bashkuara ishin te anshme ne lidhje me çeshtjen palestineze.

“Komentet e Obames theksuan mbeshtetjen absolute ushtarake, politike dhe financiare te Amerikes per pushtimin, e per hir te temave te tjera shume me te rendesishme mbi interesat izraelite, ato nuk perfshine vemendjen per çeshtjen palestineze. Anshmëria amerikane ndaj izraelit ishte shume e qarte”, tha Sami Abu Zuhri, zëdhënës i Hamasit.

Obama shpresoi ta shfrytezonte viziten e tij te pare si president ne rajon per te zbutur marredheniet e tij te tensionuara si me izraelitet, edhe me palestinezet ne nje qendrim tre ditor te ngarkuar me simbolizem, por me pritshmeri te pakta.

“Qellimi kryesor i kesaj vizite eshte siguria e Izraelit. Te theksohen marredheniet izraelio-amerikane dhe patjeter te garantohet publiku izraelit se mbeshtetja e Amerikes mbetet e njejte. Kjo eshte e gjitha. Kur vjen fjala tek ceshtja palestineze, ka shume pak per te thene, pervec faktit qe paqja eshte ne interes te Izraelit, dhe nje Izraeli te qete i nevojitet nje shtet palestinez, gjithmone ne termat e garantimit te sigurise”, thotë Hanan Ashraëi, Organizata për clirimin e Palestinës.
 
Negociatat direkte mes izraeliteve dhe palestinezeve u nderprene ne 2010-n per shkak te ndertimeve te paligjshme hebraike ne bregun perendimor. Aleatet e Mahmud Abazit u shprehen thellesisht te zhgenjyer nga mungesa e ndonje nisme te re nga ana e Shteteve te Bashkuara.

Top Channel