Të vazhdojmë rrugën e dialogut, me miqësi dhe respekt mës feve të ndryshme. Këtë mesazh përcolli sot në sallën Klementine të Vatikanit Papa Bergoglio, i cili priti përfaqësues të lartë të Kishave dhe besimeve të ndryshme.
Për gati 20 minuta Shënjtëria e Tij bisedoi me Patriarkun e Kostandinopojës, Bartolomeun e Parë, i cili qe i pranishëm edhe në ceremoninë e fillimit të papatit.
Papa Françesku tha fjalë shumë vllazërore dhe të ngrohta për myslimanët, praninë e të cilëve ai tha se e vlerëson shumë. Në të, shtoi Papa, shoh një shenjë të qartë të vullnetit për të thelluar nderimin reciprok dhe bashkëpunimin, për të mirën e përgjithshme të mbarë njerëzimit.
Papa Françesku takoi ngrohtësisht edhe kryerabinin e Romës, Riccardo Di Segni, të cilit vetëm pak ditë më parë pasi u zgjodh në krye të Selisë së Shenjtë, i pati dërguar një mesazh për të dëshmuar gadishmërinë për ecjen pëpara të marrëdhënieve.
Ai nuk harroi të përshëndesë edhe ata që nuk besojnë, ata që Papa i cilësoi si “burra e gra që megjithëse nuk i përkasin asnjë feje, ndihen gjithësesi në kërkim të së vërtetës, të mirësisë dhe bukurisë, që është bukuri, e vërtetë dhe bukuri e Zotti”.
Edhe gjatë këtij takimi Shenjtëria e Tij kujtoi të varfërit, të cilët ai do t’i ketë në qendër të meshës se të enjtës së shenjtë më 28 mars. Në fakt, Papa ka kërkuar që famullitë të ftojnë në meshë pikërisht personat më të mënjanuar dhe më në nevojë.
Top Channel