Ocalan shpall paqen me turqit

21/03/2013 00:00

Lideri i burgosur i rebelëve kurdë, Abdullah Ocalan ka bërë një njoftim historik, përmes të cilit ka bërë thirrje për armëpushim me Turqinë.

Mesazhi i Ocalan është lexuar gjatë festimeve të Vitit të Ri Kurd, në qytetin Dijarbakir, ku është dëgjuar nga dhjetëra mijëra persona.

“Sot unë nis një proçes të ri, dëshmitarë të të cilit janë miliona njerëz. Sot nis periudha e të drejtave demokratike, lirisë dhe barazisë”, ka thënë Ocalan në mesazhin e tij.

“Le të ulim armët. Gjakderdhja e turqve dhe kurdëve do të marrë fund. Ky është një proçes kur turqit dhe kurdët do të jetojnë në paqe. Ne do të lëvizim nga një betejë e armatosur në një betejë demokratike”, ka vijuar ai.

Mesazhi i Ocalan ishte njoftuar më herët nga disa politikanë që e kishin vizituar liderin kurd në fillim të javës në burgun në ishullin e Imralit.

Thirrja për armëpushim vjen pas disa muajsh bisedime për paqen mes forcave të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, PKK, dhe shtetit turk.

Mbi 40 mijë persona janë vrarë në 30 vitet e fundit në luftimet për një shtet kurd në jug-lindje të Turqisë. Përpjekjet e mëparshme për armëpushim kanë dështuar.

Në shkurt, lideri i PKK-së bëri thirrje për lirimin e të burgosurve nga të dyja palët. Partia e tij liroi tetë ushtarë turq, të mbajtur në veri të Irakut për më shumë se dy vjet.

Nga ana e saj, qeveria turke nuk e përjashton mundësinë që Ocalan të transferohet nga burgu në arrest shtëpie, thotë korrespondenti i BBC në Stamboll.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA