“Lufthansa” anullon 500 fluturime

21/03/2013 15:20

Kompania më e madhe ajrore gjermane, “Lufthansa” lajmëroi për anullimin e 500 fluturimeve gjatë së enjtes, ndërsa punonjësit janë duke zhvilluar një grevë të përgjithshme.

Sindikata e punonjësve të kompanisë ajrore, e përbërë nga 33 mijë anëtarë, imponoi gjatë ditës një grevë 5-orëshe, për të protestuar mbi pagat dhe kushtet e punës.

Si rrjedhojë, përveç anullimeve, vonesa të shumta kanë ndodhur dhe pritet të ndodhin deri në fund të ditës, në aeroportet gjermane dhe fluturimet e “Lufthansës” jashtë vendit.

Sindikata kërkon një rritje prej 5,2% për disa kategori të punonjësve.

Megjithatë, kompania ka refuzuar të plotësojë këtë kërkesë, duke cituar vështirësitë që ajo po përjeton për shkak të rritjes drastike të çmimit të karburanteve dhe rritjes së konkurrencës nga kompanitë e Lindjes së Mesme dhe ato me kosto të ulët.

Punonjësit vendosin të shpallnin grevë pasi “Lufthansa” lajmëroi planet e saj për të ngrirë pagat dhe zgjatur orarin me një orë në javë për të gjithë stafin e saj.

”Lufthansa” është kompania më e madhe ajrore në Europë, bazuar mbi të ardhurat e përgjithshme.

Top Channel