Sot në New York të pesëmbëdhjetë vendet anëtare të Këshillit të
Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të shqyrtojnë dhe debatojnë për
raportin rreth zhvillimeve gjatë tre muajve në Kosovë të Sekretarit të
Përgjithshëm Ban Ki Moon, takim në të cilin do të marrin pjesë edhe
krerët e qeverive të Kosovës dhe Serbisë.
 

Takimi i cili prej gati trembëdhjetë vjet është rutinor, raportues administrativ, kësaj radhe bëhet më i rëndësishmë për shkak se vjen menjehere pas dialogut. Raportohet se të dy liderët nga Brukseli janë nisur pikërisht drejt New York-ut me të njejten linjë.

Kryesuese e radhës si presidente e Këshillit të Sigurimit është Rusia, që është një nga rastet e rralla të seancave për Kosovën që është radha e Moskës të kryesojë takimin.

Top Channel