Policia e Kosovës nuk ka sqaruar ende rrethanat plagosjes së shtetasit
D.H në fshatin Metehi të Podujeves, fshat ky në brezin kufitar me
Serbinë.

Zëdhënësi Baki Kelani tha se rezultatet nga hetimet pritet të bëhen të njohura për publikun gjatë pasdites. Nga ana tjetër, familjarët e të plagosurit nuk dëshirojnë të flasin për këtë cështje sikurse edhe vetë viktima D.H. Ata thonë se familjari i tyre është qëlluar nga serbet.

Edhe burimet spitalore thonë se i plagosuri ka deklaruar se është goditur nga plumbi pasi ka dëgjuar disa zera në gjuhën serbo-kroate. Kirurgu Frederik Çuperjani tha se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.Kjo nuk është hera e parë që ndodhin probleme në fshatrat përgjatë brezit kufitar me Serbinë. Përveç ankesave të fshatareve, Policia e Serbisë kishte shtrire për tokë dy pjestarë të Policisë së Kosovës duke i çarmatosur dhe arrestuar ata me arsyetimin se kanë kaluar kufirin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA