Në Islandë, shume po shpresojnë që Parlamenti të kalojë Kushtetutën e
re, të hartuar sipas parimeve themelore të demokracisë që do të thotë
nga vetë qytetarët.
Dokumenti ka nje sere tiparesh unike, perfshire faktin qe u krijua ne nje proces ku secili qytetar kishte mundesine te merrte pjese. Drafti perben te paren here qe nje vend perpiqet te rishkruaje Kushtetuten duke ia dhene fjalen popullit. Nisma e paprecedente mori shkas nga kriza e para 5 viteve. Nje ligjvenesve opozitare, Birgitta Jonsdottir, pranon se njerezit e kane humbur besimin tek politika kur pane vendin te rreshqiste drejt recesionit. Tre bankat me te medha te Islandes falimentuan dhe shume qytetare humben kursimet e tyre.
Tensionet ishin te larta dhe shume shpejt, nje vale protestash perfshiu te gjithe vendin. Deputetja e partise opozitare “Lëvizja”, e cila u bë e njohur edhe si aktiviste e ëikileaks nga Islanda, ka shpresa të mëdha që qeveria në pushtet do ta pranojë kushtetutën e re, por njekohesisht ushqen dhe shume dyshime se kritikët mund ta bllokojnë iniciativen.
Votimi i saj ne parlament eshte e vetmja gje e mbetur per t’u bere para zgjedhjeve te pergjithshme te muajit prill. Qe Kushtetuta e re te hyje ne fuqi, ajo duhet te marre miratimin e Parlamentit aktual, por edhe atij te ri. Por partite qe tani po grinden se kur duhet mbajtur votimi i pare, ndërsa koha nuk pret.
Top Channel