Felipe Massa theksoi se këtë vit “Ferrari është 10 herë më mirë krahasuar me vitin e kaluar”.
“Makina është shumë më mirë se vjet dhe këtë e tregoi në Cmimin e Madh të Australisë. Tani jam i lumtur dhe ndihem rehat me njëvendëshen”, theksoi piloti brazilian, i cili përfundoi i katërti në garën e Melburnit.
“Në Australi na eci mirë dhe tani duhet të përmirësohemi edhe më shumë nga gara në garë. Të shohim se çfarë do të ndodhë në Malajzi. Mbase kuptojmë më mirë diferencat që kemi me rivalët tanë”, shtoi Massa.
Gara e Malajzisë, e dyta sezonale, do të zhvillohet ditën e dielë në orën 09:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në Top Channel, së bashku me provat zyrtare që do të zhvillohen të shtunën në orën 09:00.
Top Channel