Policia e misionit EULEX ka bastisur mëngjesin e së enjtes shtëpinë e një ish-zyrtari të Komunës së Prishtinës.

Sipas raportimeve të RTK, bëhet fjalë për banesën e ish-shefit të Kadastrës së Komunës, Fehmi Havolli.

Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi, i cili megjithatë nuk ka dhënë detaje mbi motivet e këtij kontrolli.

Gjithësesi, informacionet paraprake sugjerojnë se kontrolli është kryer në bazë të dyshimeve për shpërdorim detyre ose korrupsion nga ana e Havollit.

Në të kaluarën EULEX ka bastisur në të njëjtën mënyrë Ministrinë e Transporteve, kur drejtohej nga Fatmir Limaj, si dhe zyrën e ish-guvernatorit të BQK, Hashim Rexhepi.

Në të dyja rastet misioni evropian nuk arriti të provonte dyshimet e tij për korrupsion dhe aksionet e tij në dy dikasteret u cilësuan vetëm si një spektakël.

Top Channel