Australi, Gillard: Falje për adoptimet me forcë

21/03/2013 03:05

Dhjetra mijëra fëmijë të nënave të pamartuara, pjesa më e madhe nëna adoleshente, besohen të jenë marrë nga shteti dhe të jenë dhënë për adoptim te çiftet e martuar por pa fëmijë.

Shumë gra kanë thënë se u detyruan të nënshkruanin largimin e fëmijëve të tyre. Duke folur përpara qindra viktimave, zonja Gillard tha se ajo politikë “e turpshme” ka krijuar një “trashëgimi të dhimbshme”.

“Sot, ky parlament, në emër të popullit australian, merr përgjegjësitë dhe kërkon falje për politikat dhe praktikat, që detyruan ndarjen e nënave nga fëmijët e tyre, gjë që krijoi një trashëgimi të gjatë dhimbjesh dhe vuajtjesh”, tha ajo në parlament, në kryeqytetin Canberra. “Ne vajtojmë për praktikat e turpshme, që ju mohuan juve, nënave, të drejtat tuaja fondamentale dhe përgjegjësinë për të dashur dhe kujdesur ndaj fëmijëve tuaj”.

Kryeministrja tha se nënave iu mohuan njohuritë mbi të drejtave të tyre, gjë që nënkupton se ato nuk mundën të jepnin pëlqimin bazuar mbi njohuritë.

“Juve ju dha një garanci false, ju u detyruat t’i jepnit fund shtrëngimit dhe brutalitetit të praktikave aspak etike, të pandershme dhe në disa raste të jashtëligjshme”, tha Gillard.

Shumë prej njerëzve në turmë nisën të vajtonin gjatë fjalimit, gjë që u prit me duartrokitje të forta. Gillard njoftoi gjithashtu se qeveria australiane do të shpërndante 5 milionë dollarë australianë për të përmirësuar aksesin për mbështetje të specializuar, gjetjen e të dhënave dhe kujdesin ndaj shëndetit mendor, për ato gra të ndikuara nga adoptimi me forcë.

Në shkurt, një komitet i Senatit bëri thirrje për falje kombëtare, pasi hetimeve për impaktin e asaj politike.

Ndërkohë, kryeministrja Gillard ka bërë thirrje për të votuar të zgjedhurin, mes saj dhe Kevin Rudd, që do të udhëheqë partinë Laburiste në pushtet në zgjedhjet e shtatorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA