Ish-ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, i njohur për prirjet e tij ultranacionaliste, ka pranuar së fundmi se ka prejardhje myslimane.

Pohimin ish-shefi i diplomacisë serbe, aktualisht president i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e ka bërë në një ceremoni ku gjyshërve të tij nga Bosnja u është dhënë medalja për ndihmën dhënë hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Gjyshërit e Jeremiç, Nurija dhe Delveta Pozderac, myslimanë nga Bosnja, kanë marrë medaljen “I drejti mes kombeve”, që u jepet nga shteti izraelit personave që kanë treguar sjellje të guximshme ndaj Holokaustit.

Nga ana e tij, Jeremiç ka shprehur entuziazmin dhe mirënjohjen e tij për këtë nderim që u është bërë parardhësve të tij, të cilët kanë shpëtuar hebrejtë nga kampi i përqendrimit në Jasenovac të Kroacisë, ku kanë humbur jetën rreth 700 mijë persona.

“Jam jashtëzakonisht krenar për prejardhjen time dhe parardhësit e mi, të cilët në Luftën e Dytë Botërore kanë ngrtur zërin kundër krimeve, egërsia e të cilave ka qenë e pashoqe në histori”, ka thënë Jeremiç, i cili deri më sot e kishte mbajtur të fshehtë prejardhjen e tij.

Pranimi i prejardhjes myslimane përbën në pamje të parë një ndryshim thelbësor për Jeremiç, i cili ka përfaqësuar për 5 vjet diplomacinë e Serbisë, një vend i njohur për krenarinë ortodokse.

Gjithashtu, Jeremiç është i mirënjohur për deklaratat e tij ekstremiste pro-serbe, pavarësisht përpjekjeve për t’u shfaqur si një lider politik modern dhe ndryshe nga ata të epokës së Sllobodan Millosheviç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA