Turqi, dy shpërthime në Ankara, 2 të plagosur

20/03/2013 03:25

Dy persona janë plagosur nga dy shpërthime në Ministrinë e Drejtësisë dhe selinë e partisë qeveritare AK, në Turqi, sipas raportimeve.

Një raketë goditi katin e 7-të të ndërtesës së AK, ndërsa një bombë u hodh në Ministrinë e Drejtësisë, sipas mediave lokale.

Policia ka arrestuar 2 persona, por asnjë grup nuk ka marrë përsipër sulmet deri më tani.

Rebelët kurdë, grupet majtiste dhe militantët islamik kanë bombarduar disa objektiva në Turqi, gjatë së kaluarës. Shpërthimet e fundit vijnë pas goditjes, që i dha policia një grupi të ndaluar marksist.

Gjithashtu, ato vijnë në prag të raportimeve për një marrëveshje mes qeverisë dhe liderit të rebelëve kurdë, të burgosur, Abdullah Ocalan.

Top Channel