Poloni, tërmeti bllokon 18 minatorë në thellësi

20/03/2013 04:25

18 minatorë janë bllokuar në nëntokë, në një minierë bakri në Poloni, pasi një tërmet shkaktoi shembjen e tunelit.

Një zëdhënës për operatorin KGHM tha se minatorët kanë ngecur në 600 metra thellësi, në minierën e Rudna-s, në perëndim të vendit.

Bëhet e ditur gjithashtu se operacioni është shumë “i vështirë, pasi duhen lëvizur një sasi e madhe shkëmbinjsh”.

Nuk ka ende kontakte me minatorët e bllokuar, sepse tërmeti ndërpreu linjat e komunikimit, shtoi kompania.

Top Channel