Politizimi i çështjes së trashëgimisë kulturore ishte temë debati gjatë një tryeze të organizuar në Prishtinë, me titull “Gabim pas Gabimi”.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Ian Cliff, një ndër panelistët pjesëmarrës, tha se ky fakt po shfrytëzohet edhe nga Serbia.

“Trashëgimia kulturore në Kosovë është e komplikuar për shkak të pozitës së Kishës Ortodokse. Mund ta pëlqeni ose jo, por ky është realiteti. Një nga argumentet serbe pse Kosova nuk duhet të jetë e pavarur është Kisha Ortodokse, si faktor shumë i rëndësishëm për identitetin kombëtar serb. Për shumë vende të cilat e mbështesin Kosovën si shtet është shumë e rëndësishme që t’ia demonstrojnë Serbisë interesimin e tyre për mbrojtjen e kishave ortodokse”, deklaroi Cliff.

Analizat e gabimeve të një pas njëshme në trashëgiminë kulturore janë bërë përmes këtyre momenteve dhe ngjarjeve: urbanizmi turbo-kaotik, politizimi i trashëgimisë kulturore, statusi politik dhe UNESCO, marsi 2004 dhe standardi i dyfishtë, zonat e veçanta të mbrojtura në vend të zonave rrethuese, ndikimi i misioneve ndërkombëtare, plani kombëtar dhe politikat e trashëgimisë kulturore, mungesa e inventarit shtetëror, ndërhyrjet e vonuara dhe shkatërrimi i Qendrës Historike të Prizrenit.

Sipas Liburn Aliut, politizimi i trashëgimisë kulturore po çon deri tek ndarjet etnike, fetare e nacionale. Ndërsa për Gjejlane Hoxhën, drejtoreshë e Këshillit të Kosovës për Trashëgiminë Kulturore, kjo çështje është e përkufizuar si përbërëse, pa dallim fetar e etnik, por që sot përdoret si potencial për zhvillime ekonomike.

Kjo tryezë e diskutimit u organizua në kuadër të serisë së analizave “Çfarë shkoi ters”, nga Forum 2015 në bashkëpunim me organizatën joqeveritare “Ec më ndryshe”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA