Peniani kërcënon: Do rrëzojmë avionët amerikanë

20/03/2013 00:00

Gjuha e ashpër e Koresë së Veriut ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut vazhdon. Të mërkurën Peniani kërcënoi se do të rrëzojë të gjithë avionët amerikanë që janë angazhuar në një stërvitje ushtarake të përbashkët me Seulin.

Kërcënimi i radhës u transmetua nëpërmjet agjencisë shtetërore të lajmeve në vendin komunist. Ministri i Jashtëm koreano-verior paralajmëroi se nëse avionët amerikanë, B-52 do të vazhdojnë të fluturojnë në rajon, “përgjigjja e Penianit do të jetë rrëzimi i tyre”.

Koreja e Veriut e konsideron një “provokim dhe përpjekje për ta pushtuar” stërvitjen ushtarake të përbashkët mes Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara dhe paralajmëroi se nuk do të qendrojë duarkryq përballë një situate të tillë.

Gjuha e ashpër mes veriut komunist nga njëra anë, Seulit dhe ndërkombëtarëve nga ana tjetër u ashpërsuan pas testit të tretë bërthamor të Penianit. Fill pas këtij testi Këshilli i Sigurimit miratoi unanimisht sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut, ndërsa kjo e fundit reagoi duke anuluar një pakt disa-vjeçar paqeje me Korenë e Jugut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA