Panik në Qipro, mbyllen bankat për një javë

20/03/2013 20:45

Bankat e Qipros do të qëndrojnë të mbyllura deri javën e ardhshme, ndërsa paniku në vend për një kolaps të plotë financiar është rritur në mënyrë dramatike.

Zyrtarë të ishullit me 1,2 milionë banorë, pjesë e BE-së, u shprehën se mbyllja e bankave është vetëm një masë paraprake, për të shmangur tërheqjen masive të depozitave.

Sipas zërave që qarkullojnë në shtypin qipriot, pas rihapjes së bankave, të mërkurën e ardhshme, Nikozia zyrtare mund të vendosë një kufi për tërheqjen e depozitave.

Ndërkohë, të mërkurën në mbrëmje, kapiteni u grumbullua në një mbledhje urgjente, për të diskutuar alternativën e huasë madhore të ofruar nga Brukseli dhe FMN-në, që u refuzua 24 orë më parë nga parlamenti për shkak të kushteve të rënda mbi buxhetin.

Pa një marrëveshje huaje, për shkak të defiçitit të lartë buxhetor, qeveria qipriote rrezikon që të tërhiqet nga detyrimet e saj, duke shpallur falimentimin.

Aktualisht, ministri i financave ndodhet në Rusi, për të diskutuar një plan alternativ, për një kredi prej 10 miliardë eurosh, që do të lejojë qeverinë që të vazhdojë të paguajë detyrimet e saj.

Rusia ka investime disamiliardëshe në Qipro dhe interesa të rëndëshëm ekonomikë në zonë.

Top Channel