Objektivat e Al-Kaedës në Europë e SHBA

20/03/2013 15:30

Një dokument sekret, i gjetur në vendbanimin e Bin Ladenit në Pakistan, zbardhi për herë të parë strategjinë e Al-Kaedës, për goditjen e disa objektivave në Europë dhe SHBA.

Dokumenti, një letër adresuar Bin Ladenit në mars 2010, shkruar nga një prej drejtuesve më të lartë të organizatës terroriste, tregon se tunele, ura, diga, naftësjellës e gazsjellës nënujorë si dhe kabllo të internetit ishin midis objektivave.

Dokumenti, i cili mban firmën e një prej planifikuesve kryesorë operacionalë të Al-Kaedës, Younis al-Mauretani, argumentonte se goditja e këtyre objektivave “të lehtë” do të ishte më e efektshme dhe e dëmshme, se sa shënjestrimi i ndërtesave qeveritare apo tregtare, ku rrezikshmëria për t’u zbuluar do të ishte shumë më e lartë.

Dokumentat u zbulua gjatë sulmit që çoi në eliminimin fizik të Bin Ladenit, në banesën e tij. Departamenti Amerikan i Drejtësisë i bëri publike të mërkurën pasi dorëzoi dokumentin prej 17 faqesh tek autoritetet gjermane, të cilat do ta përdorin në një gjyq në vazhdim, pasi emri i një të pandehuri të një çështje terrorizmi është lakuar në korrespondencë.

Midis të tjerave, Al-Mauretani propozoi që Al-Kaeda të rekrutonte militantë në kompanitë e transportit, të karburanteve dhe të sektorëve të tjerë të ndjeshëm në perëndim, e të priste momentin e duhur për të goditur.

Ai rekomandoi që midis objektivave të përfshihen edhe metrotë, tunelet e nëndheshme, aeroportet apo paradat e komuniteteve LBGT.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA