Obama: Krenarë për një aleat si Izraeli

20/03/2013 00:00

Barack Obama, në udhëtimin e parë si president në Izrael tha se Shtetet e Bashkuara janë krenare qe kanë në krah një aleat të fortë si Izraeli.

Pasi “Air Force One” u ul në Tel-Aviv, Obama foli edhe për procesin e paqes mes izraeliteve dhe palestinezve, duke thene se “paqja duhet te vije ne Token e Shenjte”.

Presidenti amerikan u mireprit ne aeroportin e “Ben Gurion”-it nga Presidenti Izraelit, Shimon Peres dhe kryeministri Benjamin Netanjahu.

Obama, pasi takoi zyrtaret izraelite u shpreh: “Shtetet e Bashkuara qendrojne krah Izraelit sepse eshte ne interesat tane themelore per te qendruar krah ketij vendi. Aleanca jonë është e përjetshme. Është përgjithmonë”.

Kryeministri izraelit, Netanjahu u pergjigj; “Ju falenderojme qe mbroni te drejten e pagabueshme te Izraelit për të ruajtur të drejtën e tij për të ekzistuar”.

Presidenti amerikan, Barack Obama do te zhvilloje bisedime te ndara me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu dhe udheheqesin e Autoritetit Palestinez, Mahmuod Abbas, gjate kesaj vizite tre-ditore.

Marredhenia e Obamës me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanjahu, ka qene e ftohte gjate ketyre viteve.

Sondazhet sugjerojne se vetem 10 % e publikut izraelit kane patur nje opinion te mire per Barack Obamen.

Te marten, protestuesit palestineze u mblodhen ne Ramallah dhe Betlehem, disa duke goditur me kepuce posterat e presidentit, ndersa ne Jeruzalem, demonstrues izraelite kerkuan lirimin e Jonathan Polard, i cili u burgos me 1987 në SHBA, i akuzuar per spiunazh ne favor te Izraelit.

Analistet thone se izraelitet, tanime janë më të shqetesuar për situatën e paqendrueshme në rajonin e Lindjes se Mesme, sesa për procesin e paqes, i cili eshte bllokuar në vitin 2010, pas ndërtimit të vendbanimeve izraelite.

Mbështetesit e vendbanimeve tani jane pjesë në koalicionin e ri qeveritar te Izraelit. Në Shtetet e Bashkuara, Obama është kritikuar qe nuk ka vizituar Izraelin, gjatë mandatit të tij të parë si President.

Sipas ketyre kritikave, ai nuk ndjehet i afert me Izraelin, pavaresisht se administrata amerikane ka nenvizuar shpesh se dy vendet “jane te lidhur ne nje aleance te pathyeshme”.

Top Channel