Një sulm kibernetik ndaj bankave koreano-jugore dhe transmetuesve u identifikua nga një adresë interneti në Kinë, bënë të ditur zyrtarë koreanë, edhe pse identiteti i personave prapa tij nuk mund të konfirmohet.
Rregullatori i telekomit kombëtar njoftoi se hackers-at përdorën një adresë (IP) kineze për të dërguar një kod keqdashës (malicious), i cili fiku transmetuesit dhe bankat gjatë së mërkurës.
Zyrtarët koreanë thanë se janë duke hetuar origjinën e sulmit. Korea e Veriut është fajësuar për sulme të ngjashme në 2009 dhe 2011.
“Hackers-a të paidentifikuar përdorën një adresë (IP) kineze për të kontaktuar me serverat e 6 organizatave të prekura, si dhe për të dërguar programe me qëllim dëmtimin dhe çaktivizimin e sistemeve kompjuterike të tyre”, tha Park Jae-Moon, nga rregullatori koreano-jugor i komunikacionit.
“Në këtë fazë, jemi ende duke bërë përpjekjet maksimale për të gjurmuar sulmet, duke mbajtur çdo lloj mundësie të hapur”, tha ai.
Top Channel