Japonia, në ankth prej një brejtësi

20/03/2013 21:15

Një brejtës duket se ishte shkaktari i një krize që vendosi në panik Japoninë në fundjavë, duke shkaktuar një avari në sistemin e ftohjes së centralit bërthamor të Fukushimës.

Sipas raportit të publikuar të mërkurën, avaria elektrike në sistemin e ftohjes u shkaktua nga një qark i shkurtër, i cili duket u shkaktua si pasojë e një miu, që kishte hyrë në dhomat e transformatorëve.

“Shprehim keqardhjen tonë për shqetësimin që ngjallëm në publik, por sistemi është rikthyer në funksionim të plotë”, konformoi zëdhënësi Masayuki Oni.

“Nga të dhënat e deritanishme, avaria u shkaktua nga një shkak i paparashikuar, një brejtës që dogji një qark elektrik”.

Centrali bërthamor i Fukushimës, në të cilin funksiononin gjashtë reaktorë, u godit nga një tërmet i magnitudës 9.0 sipas shkallës rihter dhe nga një tsunami që pasoi në mars 2011, duke vuajtur dëme të rënda.

Sipas vlerësimeve mbi shkallën e incidenteve bërthamore, Fukushima vlerësohet në nivelin më të lartë, menjëherë pas Çernobilit.

Megjithatë, ndryshe nga shpërthimi i ndodhur në vitin 1986 në centralin e Ukrainës Sovjetike, përgjegjës për mijëra jetë njerëzish të humbura direkt dhe indirekt, autoritetet japoneze patën kohë të mjaftueshme gjatë krizës për të evakuar zonat potencialisht të rrezikshme, ndërsa kriza, ndonëse tepër e rëndë, nuk doli asnjëherë nga kontrolli.

Top Channel