Qipro, parlamenti rrëzon masat shtrënguese

19/03/2013 00:00

Parlamenti qipriot rrëzoi masat shtrënguese financiare ndaj qytetarëve të vendosura si kusht për marrjen e huasë prej 10 miliard euro nga Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

36 deputetë votuan kundër, 19 abstenuan dhe asnjë nuk votoi pro masave. Plani fillestar parashikonte taksimin me 6.75 të të gjitha llogarive deri në 100 mijë euro nëpër banka dhe 9.9 përqind për shumat mbi 100 mijë euro.

Plani nxiti protesta masive në vend dhe Ministri i Financave, në një përpjekje të dëshpëruar për të kaluar diçka në parlament e modifikoi atë duke zbrazur nga taksimi të gjitha shumat nën 20 mijë euro, 6.75 përqind për shumat nga 20 deri në 100 mijë euro dhe 9.9 përqind për shumat mbi 100 mijë euro.

Ministrat e Financave të BE-së kanë paralajmëruar se dy bankat kryesore qipriote do të shkojnë drejt falimentimit nëse plani i masave shtrënguese nuk vihet në zbatim. Edhe vetë presidenti qipriot disa orë para hedhjes në parlament për votim të paketës, kërkoi miratimin e saj.

Top Channel