Rusia, “sponsori” i madh i luftës siriane

18/03/2013 15:35

Ndërsa lufta në Siri vazhdon të intensifikohet pas dy vitesh luftimesh, është bërë gjithmonë e më e qartë se palët ndërluftuese kanë kanalet e tyre të sigurimit të armëve në forma jozyrtare.

Kështu, ndërsa besohet se kryengritësit janë furnizuar në mënyrë të fshehtë nga aleatët e tyre perëndimorë, mbështetja për qeverinë e al-Assad ka një drejtim të qartë, Moskën.

Sipas studimit të një instituti të specializuar, Institutit të Kërkimeve mbi Paqen të Stokholmit, 71% e importit të armëve për regjimin e al-Assad janë realizuar në Rusi.

Organizata nënvizon se raporti i referohet periudhës 2008-12, ndërsa furnizimi i ushtrisë së rregullt siriane me armë ruse ka vazhduar edhe në vitin aktual.

Gjithashtu, në raport veçohej se shumica dërrmuese e armëve në dispozicion të ushtrisë siriane janë ruse, për shkak të importit të vazhdueshëm ndër vite nga aleati më i rëndësishëm i madh i Sirisë.

Të dhënat e Instititut të Stokholmit u publikuan ndërsa vendet e Bashkimit Europian janë përfshirë nga debati për heqjen e një embargoje armësh që është vënë për furnizimin me armë të kryengritësve nga këto vende europiane.

Top Channel