Konflikt mes Indisë dhe Italisë

18/03/2013 00:00

Çështja e dy marinareve italiane, të akuzuar për vrasje e dy
peshkatareve indianë po tensionon marrëdhëniet diplomatike mes Indisë
dhe Italisë. 

Ne shenjestër të akuzave është ambasadori Italian, Daniele Mancini i cili i dha leje; Masimilian Latorre, Salvatore Girone, për t’u kthyer ne atdhe gjate zgjedhjeve të përgjithshme.Gjykata e Larte indiane tha se ambasadori italian nuk ka imunitet ligjor dhe foli per “humbje te besimit” tek diplomati, i cili permendi imunitetin e tij dhe dha garanci personale per kthimin e dy marinareve brenda kater javesh, ashtu siç ishte vendosur nga gjykata ne vendimin e se henes.

Gjykata vendosi ta zhvilloje seancen tjeter me 2 Prill si dhe do te kontrolloje ambasadorin, per te mos u larguar nga India “deri ne caktimin e nje urdhri te metejshem”. Deri tani nuk ka patur asnje koment nga ambasada italiane ne Delhi apo nga vete ambasadori Mancini. Te premten, Roma kërkoi një marrëveshje miqesore me Indinë per zgjidhjen e konfliktin. Zyra e Presidentit Xhorxhio Napolitano tha se “Italia desheron arritjen e nje pakti, i mbeshtetur ky ne ligjin nderkombetar”.

Autoritetet italiane kerkojne gjykimin e tyre ne vend sepse ngjarja ka ndodhur ne ujerat nderkombetare dhe India nuk ka ndonje juridiksion ne kete ceshtje. Kryeministri indian, Manmohan Singh paralajmeroi Romen se do te perballet me pasoja te renda, nese nuk kthen martinaret. Me tone te ashpra ai e cilesoi refuzimin e Italise, “te papranueshem”. Marinaret akuzohen per vrasjen e dy peshkatareve ne Kerala, ne shkurt te 2012-es, te cilet- sic pretendojne ata – i kishin ngaterruar me pirate.

Top Channel