Fshati pas Tiranës, ku edhe frymëmarrjet kushtojnë

18/03/2013 20:40

Afërsia me kryeqytetin ka mbetur thjesht gjeografike,sepse në fakt asgjë nuk të bën të mendosh se këtu je vetëm pak kilometra larg tij.

Fshati quhet Skuterre dhe fle në komunën Krrabë, ngjitur me Tiranën e madhe, por kjo, me sa duket, nuk ka qene e mjaftueshme per t’i dhene pakez drite, pakez mbeshtetje, pakez vemendje, pakez nga gjithçka e nevojshme per te mbajtur gjalle frymarrjet, te cilat duket sikur do te sosin nga çasti ne çast.

Rruga rreh ne Krraben, dikur me te gjalle e qe sot duket me e hirte nga largimi i shume banorëve.

Qyteza e dikurshme qe jetonte fale minieres sot ngre krye mes veshtiresive qe i jane ngjeshur fort mbi shpine.

Skeletet e godinave te dikurshme qendrojne ende si relike gjysem te shkaterruara e te mbytura nga vetmia.

Prej këtej nuk eshte e veshtire te arrish ne Skuterre, ne fshatin qe duket sikur po te ngrihet vetem pakez do te flirtonte ne menyre te perhershme me Tiranen.

Nga qyteza e ndajne disa kthesa e megjithate fshati nga larg duket sikur eshte pjese apo lagje e Krrabës.

Ai te kredh befasisht, ndoshta edhe per shkak te emrit dhe asaj çka fshihet e mban brenda tij.. Skuterre… Skute e erret apo Sketerre veshtire se dikush mund te te jape diçka per zanafillen e tij.

Vjetersine mund t’ia dallosh lehtesisht nga ftohtesia e shtepiteve të gurta qe mbeshteten grupe grupe pas njera tjetres.

Nje pjese e mire jane ish minatore qe sot detyrohen te mbijetojne me perçapje te vogla e te veshtira, mbeshtetur pas te ardhurave te paperfillshme per nje jetese normale. Pak bujqesi e pak blegtori sa per te mbajtur frymen gjalle e asgje me shume.

« Miellli nuk merret më, nuk ka më keq. 100 mijë leke për të blerë miell, do të vdesim, i gjithë fshati po ngordhim dita ditës », rënkon një banore e zonës.

Jane njerez te hapur, miqesore e mikeprites edhe pse duken te dendur jo pak nga pamundesia qe rrethon Skuterren ku sot jetojne diku me shume se 150 banore.

« 14 mijë lekë jetojmë me 4 kalamaj, pesë unë dhe plaku. Çfarë të bëjmë, është shumë vështirë e kemi, hamë një çap bukë le të themi. Nuk kemi as televizor as asgjë », thotë një tjetër banore e fshatit.

Papunesia eshte problem me i madh mes te rinjeve, shumica e te cileve enden te mbajtur nga prinderit e tyre sot ne pension.

Asnje mundesi tjeter nuk u eshte dhene. Disa zgjedhin te zbresin ne Tirane tek ushtari i panjohur, te tjere te rrotullohen pa patur asgje zgjidhje ne Skuterre.

« Siç e shihni, kushtet janë shumë të vështira. Për të jetuar na duhet pensioni i gjyshes, por asaj as për ilaçe nuk i dalin. Jetojmë shtatë vetë me këtë pension, vetë këtë të ardhur kemi », thotë një i ri në Skuterre.

Afersine me kryeqytetin drite-shume nuk e ndjejne ndoshta sepse jane sa afer edhe larg realitetit te tij, jetes se tij e te tjerave qe e rrethojne.

Shtepi te lodhura, te krisura vende vende edhe nga rreshqitjet e tokes e mes tyre nje shkolle edhe me e vjeter qe nxjerr kryet diku mes terrenit te thyer.

Nentoka eshte gjithkund e pershkuar nga galerite e ngaterruara nga ku dikur nxirrej qymyrri e kjo ka bere qe shpesh fundosjet e saj te rrezikojne edhe shtepite e jeten e banoreve.

« Normale, gjithë ky shi e mot ka sjellë lëvizje të mureve, se muret janë të krrisura. Njerëzit jetojnë me vuajtje, nuk kemi të ardhura », ankohet një banore, brenda një shtëpie me një tavan që duket sikur do të shembet.

« 20 vjet më parë ka qenë më mirë atëherë, ishte miniera që i mbante gjallë dhe kishte një nivel ekonomik, sot të gjithë pa punë », rënkimi i një banori, në banesën e të cilit mund të shquash ende portretin e Enver Hoxhës dhe librat e ish-diktatorit.

Premtimet i kane zet ndoshta sepse jane velur nga boshesia e tyre dhe fakti qe vitesh ato kanë mbetur veç te tilla pa kapërcyer kurre në dicka konkrete.

“Deputetët vijnë, marrin votat, ikin dhe nuk të shohin më me sy. Vetëm për veten e tyre janë ata, shahen, kritikohen, por pastaj pijnë kafe bashkë”, besojnë në Skuterre.

Ka edhe banore te tjere qe kane frike te flasin kjo sepse mendojne se mund te kene telashe nese tregojne veshtiresite e tyre, problemet e tyre e gjithçka tjeter i mundon.

Eshte nje ndjesi e zymte qe i mban ngerthyer a thuaj se jeten ia detyrojne tjeter kujt veç vetes se tyre.

Skuterra duket sikur i rikthehet pergjumjes teksa ne largohemi ngadale.
Ndonjehere ka edhe kalimtare ne kete vend nga ata qe shkojnë ketej pa u ndalur per t’u drejtuar tek kanionet e njohura tek shpella e mbytjes e me pas ne ngjitje drejt kalase, kalojnë e askush nuk do t’ia dijne per banoret e ketushem.

Skuterra per ta eshte thjesht nje kalim , nje vajtje-ardhje, ndersa per banoret nje kurth ku duken te zene e ku gdhihet cdo mengjes ne beteje per frymarrjet e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA