Ceremonia e inaugurimit të Papës

18/03/2013 00:00

Roma po përgatitet të presë vizitorë nga e gjithë bota me rastin e ceremonise së fillimit të Papatit të Shenjtërisë së tij Francesco, i cili u zgjodh në mbrëmjen e 13 marsit.

Janë marrë masat organizative për të përballuar fluksin e madh të besimtarëve dhe për të garantuar sigurinë e 132 delegacioneve që do të vijnë nga e gjithë bota..

Megjithë thirrjen që Papa u bëri bashkëkombësve të tij për të mos harxhuar paratë për udhëtimin në Romë, por për t’ia dhuruar ato të varfërve, mendohet se në ceremoni do të jenë të pranishëm rreth një milionë besimtarë nga shumë vende.

Kryebashkiaku i Romës Gianni Alemanno bëri të ditur se do të ndiqet skema organizative e aplikuar gjatë funeralit të Papa Gjon Palit II, kur në qytet pati një fluks shumë të madh njerëzish. Por nga ana tjetër një angazhim shumë të madh kërkon organizimi dhe garantimi i sigurisë së delegacioneve.

Sipas traditës Selia e Shenjtë nuk bën ftesa; “kush dëshëron të vijë, është i mirëpritur”, deklaroi zëdhënësi i Vatikanit. Ai shtoi se janë të mirëpritur edhe përfaqësuesit e vendeve që nuk kanë marrëdhënie diplomatike me Selinë e Shenjtë.

Si kurrë me parë në ceremoni do të jetë i pranishëm edhe Patriarku Ekumenik i Kostantinopojës, Bartolomeo, së bashku me 33 delegacione të kishave të krishtera jo katolike. Do të jenë të shumta edhe delegacionet e fesë muslimane dhe hebraike.

Sipas burimeve të Vatikanit nga Shqipëria do të vijë kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ndërsa Kosova do të përfaqësohet nga kryeministri Hashim Thaçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA