Vazhdon situata e tensionuar në burgun e Malandrinos, ku i burgosuri shqiptar, Alket Rizai, mban peng gjashtë gardianë grekë.

Ndonëse në raportimet e para ishte folur për katër pengje, mediat helene konfirmojnë të dielën se janë gjashtë personat që mbahen nën kërcënimin e thikës dhe një granate nga Rizai, midis tyre edhe dy police femra.

Nga ana e tij, avokati mbrojtes konfirmoi pengmarrjen dhe faktin qe Alketi eshte i armatosur. Ai shtoi se Rizai eshte i vendosur qe te çoje deri ne fund pengmarrjen dhe se pavaresisht çdo situate, ai nuk ka ndermend te dorezohet.

Aktualisht, negocimet për lirimin e pengjeve po realizohen nga drejtuesit më të lartë të policisë greke, ndërsa shqiptari 36-vjeçar kërkon lirimin në këmbim të lënies së lirë të gardianëve.

Mësohet se forcat të shumta policie kanë rrethuar burgun, ndërsa snajpera janë vendosur në pozicion, për të eliminuar Rizain, nëse do të paraqitet mundësia.

Alket Rizai, i dënuar fillimisht për vrasje, u bë i njohur për publikun pasi u arrestua disa vjet më parë me helikopter nga një burg i sigurisë së lartë, në Koridhalos. Ai u arrestua pak javë pas arratisjes së bujshme dhe që pre atëherë vuan dënimin në Malandrinos.

Ndërkohë, mësohen disa detaje të tjera të kësaj pengmarrje.

Sipas mediave greke, Rizai është ndihmuar në këtë nismë nga dy të burgosur të tjerë, ndërsa e përfshirë duket se është edhe e dashura e Rizait, e cila u lirua nga burgu tre javë më parë.

Mbetet e paqartë se si ka mundur të futet thika, aq më shumë një granatë, në burgun e sigurisë së lartë.

Merren peng gardianët grekë

Siç raportojnë mediat greke, Rizai mban peng katër oficerë të burgjeve, duke përdorur si kërcënim, një granatë të cilën kërcënon se do ta shpërthejë.

Po kështu, Rizai ka me vete edhe dy thika. Policia ka rrethuar zonën hyrëse të burgut, ndërkohë që përfaqësues të Departamentit të Drejtësisë jane perpjekur të negociojnë me Alket Rizain.

Mësohet se vetë Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë greke ka shkuar në burgun e Malandrinos, për të monitoruar nga afër operacionin.

Vetem pak kohe me pare, Rizai, i cili kërkon lirimin nga burgu, në këmbim të pengjeve, realizoi një arratisje spektakolare nga burgu i sigurisë së lartë, “Koridhalos”, bashkë me shokun e tij grek, Vasilis Paleokostas, duke u arratisur me helikopter.

Rizai u arrestua pak kohë më pas dhe që atëherë, qëndron i burgosur në Malandrinos.

Top Channel