Një vezë shumë më madhe se të tjerat ishte një cudi, por habia e banorëve të fshatit Guizhou në Kinë ka qenë edhe më e madhe kur zbuluan se brenda lëvozhges, fshihej një vezë tjetër.

Veza gjigande peshonte pak më shume se 200 gram e ishte pothuajse tre herë më e madhe se një vezë e zakonshme. Pronarja e pulës “heroinë”, sic e quajtën me shaka në media, është një banore 87-vjecare e fshatit, që rrefen se nuk kishte parë kurrë një gjë të tillë më parë.

Pula kishte rreth tre javë që bënte vezë të mëdha, ndërsa me dy të verdha, kishte qëlluar edhe më parë.

87-vjecarja e ka blerë përpara një viti e thotë se në fakt duket pak ndryshe nga të tjerat, ndërsa ka edhe dietën e vet personale, meqënëse nuk i pëlqen misri, gruaja e moshuar e ushqen vetëm me oriz.

Top Channel